Fiton Elbasani dorehiqet presidenti Laze

Ashtu si ne ndeshjen e fazes se pare kur fitoi 2-1 me nje gol te Armando Sadikut ne minutat shtese 92 ndaj Bylisit ne Adush Muca te Ballshit edhe ne takimin e fazes se dyte ne Ruzhdi Bizhuta Elbasani fitoi 3-2 ndaj ballshioteve me nje gol te fiksuar nga malazezi Aleksandar Radovic ne minuten e 92-te.
Nje fitore e treta sezonale qe perkoi edhe me nje lamtumire te presidentit te Elbasanit te mirenjohurit Arben Laze me kete te fundit qe ka nxjerre aksionet e tij ne shitje. Me Lazen si president Elbasani fitoi titullin e dyte kampion ne historine e klubit te themeluar ne vitin 1923 ai ne sezonin 2005-2006 trajner Ilir Daja. Titullin e pare Elbasani e ka fituar ne sezonin 1983-1984 me trajner Frederik Jorgaqin.
Arben Laze eshte presidenti i pare qe jep doreheqjen kete sezon nderkohe qe kemi dy presidente te ndeshkuar me pezullim nga Komisioni i Disiplines Pashk Laska i Lacit dhe Nexhat Bizhdili i Beses per akte jo te denja per postin qe mbajne.
Elbasani mori tri pike jetike ne javen e 13-te te Superliges duke i dhene fund serise prej 9 ndeshjesh pa shijuar nje fitore ku e fundit kishte qene ajo 1-0 ndaj Skenderbeut 26 shtator 2010.
Pas nje pjese te pare pa gola ne Ruzhdi Bizhuta ishte sulmuesi i Bylisit Fjodor Xhafa nje ish-lojtar dhe i Elbasanit ai qe shenoi golin e pare te ndeshjes ne minuten e 57-te duke befasuar vendasit. Pas vetem dy minutash Endri Dalipi barazoi shifrat ne 1-1 me golin e tij te 4-t sezonal.
Trajneri i Elbasanit Krenar Alimehmeti iu fal talentit te sulmuesit 19-vjecar Armando Sadiku qe me golin e tij ne minuten e 63-te i coi shifrat ne 2-1. Goli i tij i dyte sezonal ndaj Bylisit dhe i katerti ne 13 jave.
Ballshiotet e drejtuar nga trajneri maqedonas Nikola Ilievski barazuan 2-2 me ane te Mirjan Begajt ne minuten e 71- te por mesfushori i Bylisit per shkak te festimeve te tepruara u ndeshkua me kartonin e dyte te verdhe e rrjedhimisht te kuq.
Kur dukej se dy skuadrat do te ndanin nga nje pike mbrojtesi malazes 23-vjecar Aleksandar Radovic shenoi golin e trete qe fiksoi rezultatin 3-2 dhe fitoren e trete sezonale te Elbasanit tashme ne kuoten e 9 pikeve duke lene ne vendin e fundit Besen 8 pike por me kavajasit qe kane nje ndeshje me pak ne pritje te sfides me Dinamon te marten.
Bylisi shenoi humbjen e 8-te sezonale me shume se cdo skuader tjeter ne keto 13 jave te para duke konfirmuar krizen e thelle. Ne javen pasardhese ballshiotet do te presin ne shtepi Tiranen.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune 27 Nentor 2010