E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia e re e Topit starton në pranverë, gati strukturat

Share

Partia e re e Topit tashmë është në fazën përmbyllëse të përgatitjes nga qendra në bazë. Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se burimet nga drejtuesit më të lartë të kësaj partie, që mendohet të jenë dhe nënkryetarë në ditën e shpalljes në pranverë pas përfundimit të reformës zgjedhore, saktësojnë se ka përfunduar faza e parë që është ngritja e strukturave nga Tirana dhe në rrethe, për të qenë gati në ditën e legalizimit zyrtar të kësaj partie të qendrës së djathtë.

“Partia e re pritet të ketë në gjirin e saj pesë deputetë të PD që militojnë aktualisht në Kuvend, një ministër, ish-ministra dhe deputetë, akademikë, ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit” shkruan ndër të tjera e përditshmja Shqiptarja.com.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›