E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Malaj: Sot merr fund qeverisja e dështuar e PD. Sfida kryesore, lufta ndaj korrupsionit

arben-malajIsh- deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, në një postim në Facebook shkruan: Sot largohet nga pushteti qeverisja 8- vjeçare e PD-së. E ardhur me premtimin e qeverisjes me duar të pastra dhe me tolerancë zero ndaj korrupsionit, ajo rezulton e dështuar.

Sipas ish- ministrit të Financave: Të gjitha raportet dhe indekset ndërkombëtare i konsiderojnë korrupsionin dhe kapjen e shtetit si dy nga pengesat më të mëdha të zhvillimit të vendit dhe luftën kundër tyre si parakusht për integrimin europian.

Edhe në vitin 2013, biznesi privat, i cili duhet të jetë promotori i rritjes ekonomike, ka identifikuar korrupsionin si pengesën kryesore. Duke analizuar 5 pengesat kryesore të biznesit, 4 prej tyre kanë të bëjnë me keqqeverisjen e vendit, ndaj mirëqeverisja duhet të jetë sfida kryesore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›