E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Paloka komandohet kryetar i grupit parlamentar të PD. Halimi, nënkryetar

edi-paloka

(E PERDITESUAR)- Partia Demokratike ka zgjedhur Edi Palokën si kryetar të grupit parlamentar. Në fakt Paloka është komanduar nga kryetari Basha si kreu i grupit parlamentar.

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Eduart Halimi, është komanduar në pozicionin e nënkryetarit të grupit.

Forma e zgjedhjes së Palokës ishte komandimi, për shkak se sipas statutit të Partisë Demokratike kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me votim të fshehtë nga anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Ky forum do të mblidhet vetëm pas zgjedhjeve të reja që do të bëhen në parti, sipas të gjitha gjasave në muajin dhjetor, kur të mblidhet edhe Kuvendi kombëtar.

Emërimi i Palokës si kryetar i grupit parlamentar vjen pasi ai në katër vitet e kaluara mbajti pozicionin e nënkryetarit të grupit, të cilin e drejtoi Astrit Patozi./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›