E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Malaj per ABC News Radikalizimi i PS-se nuk eshte rruga e fitores

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, gjatë një bisede në studion e “ABC News” është shprehur se me publikimin e raportit të OSBE-ODIHR, palët politike duhet të përqendrohen në plotësimin e rekomandimeve që ndodhen në brendësi të tij.

Malaj është shprehur se ndryshimet kushtetuese mund të bëhen vetëm me konsensusin e palëve politike.

“Të përqendrohemi tek rekomandimet”, ka thënë ai.

Ndërsa në lidhje me kursin e ri politik të Ramës, ai është shprehur se “Radikalizimi i Partisë Socialiste, nuk është rruga e fitores”.

“Partia Socialiste nuk duhet të hyjë në debat të brendshëm dhe ajo duhet ta menaxhojë radikalizmin”, shtoi ai në lidhje me këtë argument.

Duke theksuar se “ndryshimet kushtetuese, duhet që të bëhen me konsensus”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›