E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, letër sqaruese për disa shkrime në gazeta

Kryeministri Sali Berisha u ka dërguar një letër sqaruese disa të përditshmeve shqiptare, të cilat kanë cituar vargje nga vepra e Arshi Pipës. Kreu i qeverisë thekson se këto vargje, janë pikërisht vargjet, që ai i sugjeroi t`i lexonte dje zoti Rama dhe t`i pranonte ato si përgjigjen ndaj letrës së hapur të radhës.
“Me këtë letër dua t`ju garantoj se vargjet që ju citoni në gazetat tuaja nuk janë absolutisht asnjeri nga dy vargjet që unë përzgjodha dhe i sugjerova zotit Rama për t`i lexuar si përgjigjen time ndaj letrës së tij. I bindur se gazetarët në veprën e Pipës "Stalinizmi Shqiptar" do të përzgjidhnin sipas shijeve të tyre vargje të tjera nga ato që unë kisha ndërmend, dje iu luta atyre që ata të mos i lexonin dhe të mos ju referoheshin fare vargjeve të librit në fjalë”, theksohet në këtë letër.

Më tej kryeministri Berisha thekson se meqenëse këtë kërkesë, këto gazeta nuk e kanë marrë parasysh, ai njerëzisht i lutet të botojnë sqarimin e tij.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›