E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e ambasadores, Berisha homazhe në ambasadën çeke

Kryeministri Berisha ka zhvilluar homazhe në nderim të ambasadores çeke Marketa Fialkova, e cila humbi jetën ditën e djeshme. Ai e ka konsideruar humbje të madhe vdekjen e ambasadores çeke Fialkova, duke theksuar se ajo ka ndihmuar në fuqizimin e marrdhënieve mes dy vendeve.
 

Ambasadorja çeke, Marketa Fialkova ka humbur jetën ditën e djeshme. Fialkova lindi në 27 mars të vitit 1956 në Pragë të Çekosllovakisë. Aktivitetet e saj në politikë nisën në vitin 1977, kur nënshkroi Kartën 77 (deklaratë kjo e cila, gjatë regjimit komunist, solli krijimin e grupit më me influencë të aktivistëve të të drejtave të njeriut në Çekosllovaki).
 

Nga viti 1977 deri në vitin 1989 iu privua e drejta për të kryer studimet dhe për të filluar një karrierë profesionale të rregullt për arsye politike. Prej vitit 1990, falë aftësive dhe formimit, ajo nisi punën si diplomate në Ministrinë e Jashtme Çeke. Deri në vitin 1994 punoi se kryediplomate çeke në Poloni. Market Fialkova u emërua si ambasadore e republikës Çeke në Tiranë në vitin 2007 ndërsa më herët ka punuar si ambasadore në Poloni si ka qënë Sekretarja Personale e presidentit të Çekisë Vaclav Havel.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›