Arben Meksi fiton çmimin "Nastradin Hoxha"

Mes 2476 karikaturist nga 69 vende të botës ,një ndër zërat e rrallë të kësaj gjinie në vendin tonë Arben Meksi rrëmben çmimin special "Nastradin Hoxha" në konkursin botëror të karikaturës të mbajtur në stamboll të Turqisë.
Meksi na njeh më tej me karikaturën fituese me titull " Përplasja e qytetërimeve " e cila ka në qendër dy figurat e njohura, atë të Don Kishotit dhe Nastradin Hoxhës.
Entuziazmi i Meksit shoqërohet nga një dritë- hijë, gëzimi për fitoren e çmimit dhe keqardhja për gjendjen e karikaturës në vendin tonë, e cila sipas tij është lënë në harresë dhe kërkon një vëmendje më të madhe.
Arben Meksi është pjesëmarrës në shumicën e konkurimeve ndërkombëtare ku punimet e tij janë përzgjedhur për të konkurruar mes pjesëmarrësve nga vendet e ndryshme të botës. Së Fundmi Arben Meksi ka marë pjesë edhe në një ekspozitë të karikaturave në Kosovë.