Më 5 tetor shfaqet dokumentari i Eliza Dushkut për Shqipërinë

Lajmi konfirmohet edhe nga bashkë-prodhuesi i dokumentarit, fotografi Fadil Berisha, i cili saktësoi se: "në 5 tetor dokumentari do të shfaqet në Shqipëri, për të vijuar më pas, gjatë muajit nëntor, në Amerikë".
Dokumentari i publikuar në faqen në “facebook” të aktores Dushku, por jo vetëm, shënon një numër rekord klikimesh. Ai është një përmbledhje e udhëtimit të gjatë të Eliza Dushkut në 15 qytete të Shqipërisë, në kërkim të rrënjëve të saj dhe ka për qëllim tërheqjen e sa më shumë turistëve në vend.
Aktorja niset nga kryeqyteti i Shqipërisë, dhe me muzikë shqiptare në sfond, ajo udhëton në Berat, Korçë, Gjirokastër pa harruar edhe bregdetin shqiptar që Eliza Dushku e quan të mrekullueshëm.
"E gjithë kjo kombinuar me një shije të zakoneve shqiptare dhe problemeve mjedisore, socio-ekonomike dhe politike me të cilat përballej vendi. Prirja ime për aventura do të përcaktonte tonin e një palë pushimeve aktive, siç edhe rezultuan", ka thënë Eliza Dushku për dokumentarin.
2012-09-23 12:10