E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërime në policinë e Elbasanit dhe të Korçës

Vijojnë ndyshimet në strukturat e policisë së shtetit në disa qarqe të vendit. Kështu në kuadër të këtyre ndryshimeve Ahmet Murati është larguar nga posti i drejtorit të policisë së qarkut të Gjirokastrës dhe është emëruar drejtor në policinë e qarkut të Elbasanit.
 

Ahmet Murati do të zëvendësojë në detyrën e kreut të policisë së qarkut Elbasan Emri Vatën i cili u transferua në Durrës
 

Gjithashtu është larguar nga detyra e drejtorit të policisë së qarkut të Korçës Ylli Metko dhe është emëruar si këshilltar në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit.
 

Ndërkohë në postin e drejtorit të policisë së qarkut të Korçës është emëruar Gjergji Jorgo.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›