E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis asfaltimi i rrugës Dragobi -Valbonë

Qeveria po punon në asfaltimin e rrugës Dragobi -Valbonë që të çon në një prej destinacionet me potencialin më të madh të turizmit malor, siç është lugina e Valbonës.

Ndërhyrja po bëhet në 23 km të saj e cila nis nga komuna Margegaj-Dragobi për të shkuar drejt perlës veriore që nga viti në vit pret vizitor jo vetëm nga Shqipëria por nga turistë nga e gjithe bota. Punimet i inspektoi ministri Puneve Publike Sokol Olldashi.
 

Kjo rrugë do të jetë me dy kalime, me shtresa asfaltike me gjërësi 6 m. Kjo ndërhyje pritet të shtoj numrin e turistëve drejt këtij destinacioni malor duke përfunduar asfaltimin në të gjithë segmentet.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›