E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Ristani perjashton vezhguesin e PS-se

Ndërsa në KQZ vazhdon procesi i numërimit të votave të kontestuara dhe ato të hedhura në kutitë e gabuara, situata është agravuar, kur një nga vëzhguesit e PS-së ka debatuar ashpër me kreun e KQZ-së, Arben Ristani.

Kjo ka bërë që Ristani të vendosë për përjashtimin e vëzhguesi të PS-së , Altin Gjino nga procesi i numërimit të votave.
Gjithçka ka ndodhur kur Gjino ka kërkuar fjalën, por kreu i KQZ-së nuk ja ka dhënë.

Pas kësaj Gjino i është drejtuar kreut të KQZ-së me fyrje në drejtimin personal të tij. Gjino ka përdorur fjalë fyese ndaj kreut të KQZ-së, Arben Ristani.

Motivacioni i përjashtimit të vëzhguesit Gjino, për mosrespektim të institucionit të KQZ-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›