Rishikimi i buxhetit misioni i FMN-së takon sot opozitën
TIRANE- Shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gerwin Bell, së bashku më përfaqësues të tjerë të institucionit në Shqipëri
do të takohen sot me anëtarët e opozitës në komisionin e Ekonomisë, për të mësuar këndvështrimet e këtyre të fundit lidhur me rishikimin e buxhetit dhe nivelin e borxhit.
Qeveria është duke përgatitur drafin për rishikimin e buxhetit dhe në korrik do ta paraqesë për miratim në Parlament. Bëhet fjalë për një rialokim të fondeve por edhe shkurtimit të disa shpenzimeve.
Misioni i FMN zhvilloi dje paradite një takim me dyer të mbyllura me anëtarët e maxhorancës në Komisionit parlamentar të Ekonomisë, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme.
Një tjetër cështje, e diskutuar mes delegacionit të FMN-së dhe anëtarëve të maxhorancës në Komisionin e Ekonomisë, ka qenë edhe niveli i borxhit. Niveli aktual i borxhit publik të Shqipërisë është 59% e Produktit të Brendshëm Bruto dhe FMN ka qenë kritike sa i përket këtij niveli. FMN edhe në vizitat e mëparshme të tij ka kërkuar që ky tregues të pësojë rënie.
Vizita e misionit të FMN-së në Shqipëri, do të përfundojë të mërkurën,(nesër) kur zoti Gerwin Ball, së bashku me ministrin e Financave, Ridvan Bode, e Guvernatori i Shqipërisë, Ardian Fullani do të japin një konferencë të përbashkët. Në konferencë misioni i FMN pritet të japë rekomandimet, dhe opinionet sa i përket politikave ekonomike që ka ndërmarrë qeveria, dhe rishikimit të buxhetit.
(s.g/BalkanWeb)