Arben Tafaj Kandidimi im kerkese e komunitetit te zones
Arben Tafaj i cili perfaqeson Partine Republikane aleate e hershme e Partise Demokratike ka shtate vite qe qeveris njesine bashkiake nr. 8 ne kryeqytet. Ai kerkon edhe nje mandat tjeter qeverises ne kete zone dhe thekson se ndihet se ka tashme pervojen e nevojshme per ta cuar me tej zhvillimin e kesaj minibashkie.
Zoti Tafaj ju po kerkoni nje mandat te trete ne minibashkine 8 ne Tirane a mendoni se mandati qe sapo keni mbyllur ka qene i suksesshem. A jane permbushur premtimet tuaja
Mendoj se ky ka qene nje mandat me rezultate ne rritje. Per sa i perket perkueshmerise se ketyre rezultateve me premtimet elektorale te fushates zgjedhore do te thosha qe ato mund te quhen te permbushura pasi keto premtime kane qene realiste dhe ne perputhje me shkallen e zhvillimit dhe me kompetencat aktuale qe secila njesi bashkiake e Tiranes gezon dhe qe aktualisht jane tejet te cunguara. Gjithsesi duhet te theksoj se puna ne drejtim te njesise bashkiake pervoja njohja e situates ne terren por edhe njohja e mundesive reale dhe procedurave administrative me kam bere qe te jem realist ne premtimet e mia paraelektorale qe ato te jene te zbatueshme. Thene ndryshe me gjithe mjetet mjaft te kufizuara dhe buxhetin rixhid te njesise bashkiake vetem ne mandatin e fundit jane bere disa nderhyrje te rendesishme ne infrastrukturen e zones sidomos ne ate rrugore. Keshtu me te ardhurat qe njesia bashkiake krijon por edhe me ndihmen e donatoreve si FSHZH jane shtruar mbi 5300 metra rruge ku bejne pjese rruget Qemal Stafa Memo Meto Xhemal Sheh Abazi degezimi nr. 2 i rruges Siri Kodra riparimi dhe rehabilitimi i rruges Besa etj. Duke iu permbajtur parimit te nderhyrjes tek ajo qe eshte me e rendesishmja dhe sigurisht qe infrastruktura rrugore eshte nje nga pikat me te ndjeshme te qytetit si per zonen e Tiranes se vjeter historike ashtu edhe per te ashtuquajturen zone informale qe tashme ka marre fizionomine e nje lagjeje te mirefillte qytetase ne kete kontekst jemi munduar te ruajme nje baraspeshe ne alokimin e ketyre investimeve midis ketyre dy zonave. Nuk kane munguar ne keto nderhyrje per permiresimin e parametrave infrastrukturore edhe kontributi i komunitetit te banoreve.
fare ka ndryshuar sot ne minibashkine 8 nga viti 2003 deri me sot
Ne radhe te pare ka ndryshuar imazhi i njesise bashkiake e cila nga nje njesi administrative eshte kthyer ne nje institucion te mirefillte me strukturat e saj te zgjedhura drejtuese e perfaqesuese. Edhe pse ky realitet de juro daton qe me miratimit e ligjit nr. 8652 te vitit 2000 Per organizimin dhe funksionimin e Bashkise se Tiranes me kalimin e viteve njesia bashkiake ka marre tashme fizionomine e nje institucioni me autoritet te plote por nga ana tjeter sic e theksova dhe me siper ky autoritet ligjor nuk eshte shoqeruar edhe me kompetencat perkatese dhe as me mjetet e vena ne dispozicion per ushtrimin e plote te ketyre kompetencave qe njihen nga po i njejti ligj kjo ka cuar ne nje perqendrim me te madh te pushtetit vendor te Bashkia e Tiranes. Besoj se ky realitet do te ndryshoje ne perfundim te ketij procesi zgjedhor. Nje aspekt tjeter i ndryshimeve qe kane ndodhur ne njesine tone bashkiake eshte edhe modernizimi i sherbimeve te saj ndaj qytetarit. Tashme ne kemi nje sherbim te informatizuar te gjendjes civile ku te dhenat jane te regjistruara ne nje regjister elektronik te lidhur me nje server qendror gje qe shmang si gabimet njerezore ashtu edhe mundesine e abuzimeve. Kujtojme ketu se vetem pak vite me pare ky sherbim ishte manual dhe kishte si reference regjistrat mjaft te vjetersuar ne celuloze te gjendjeve tona civile. Ketu do te vija ne dukje se njesia bashkiake nr. 8 ka qene ne pararoje te ketyre proceseve te informatizimit dhe pjese e pikenisje e projektit pilot ne kuader te ketij procesi. Kjo sigurisht qe na ben krenare pasi performanca e administrates se njesise sone bashkiake por edhe korrektesia e punonjesve te saj kane luajtur rolin e tyre ne kete perzgjedhje. Pervec kesaj ky proces modernizimi ka perfshire edhe zyrat e njesise bashkiake gjithnje ne funksion te nje sherbimi sa me te shpejte ndaj qytetareve.
Cila eshte platforma e punes suaj per kater vitet e ardhshme
Kater vitet e ardhshme do te shenojne vazhdimesine e projekteve dhe investimeve qe tashme jane filluar apo jane nenshkruar si dhe materializimin e projekt-ideve qe jane ne proces miratimi.
Ne kete kuader do te permendja ne radhe te pare projektet ne infrastrukture ku eshte ne proces zbatimi asfaltimi i rreth 2200 metrave rruge perkatesisht ne rruget Gjon Buzuku 5 Maji dhe Qemal Stafa. Ritheksoj se keto punime kryhen me te ardhurat e njesise bashkiake qofte ato te krijuara prej vete asaj qofte ato te perthithura nga ente te tjera si Fondi Shqiptar i Zhvillimit te cilat kapin shumen e disa miliona lekeve thene ndryshe per keto projekte nuk kemi marre asnje mbeshtetje financiare apo materiale nga Bashkia Tirane sic mund te kete ndodhur me disa njesi te tjera bashkiake por ato jane produkt i perthithjes se donacioneve dhe krijimit te te ardhurave nga vete njesia jone. Pervec investimeve ne infrastrukture do te kryhen investime te rendesishme edhe ne ruajtjen e vlerave historike e muzeore ku njesia jone eshte tashme partnere ne nje projekt nderkombetar Turgrade qe parashikon pikerisht promovimin e vlerave historiko-kulturore e turistike te qytetit tone. Te gjitha keto investime krahas ndikimit qe do te kene ne permiresimin e infrastruktures zonale do te krijojne edhe disa dhjetera vende te reja pune per qytetaret tane.
Cili eshte vleresimi juaj per kandidatin kundershtar
Kandidati qe kam sot perballe ashtu si dhe une eshte bir i nje familjeje te njohur e te respektuar tiranase disa nga pjesetaret e se ciles jane banore te zones sone. Me ta kam pasur kontakte te shpeshta si permes njohjeve familjare e shoqerore ashtu edhe permes pritjeve ne zyrat e njesise bashkiake per zgjidhjen e kerkesave te tyre. shte pikerisht ne rrethana te tilla qe jam njohur me heret me kandidatin kundershtar ku ai ka shprehur mirenjohjen e tij ndaj gatishmerise sime per ta ndihmuar per nje kerkese qe kishte ne lidhje me njesine bashkiake. Por pertej aspektit human apo njohjes familjare mendoj se gezoj ndaj kesaj kandidature avantazhin e nje eksperience me se tetevjecare ne drejtim te njesise bashkiake shoqates Tirana Shoqerise Civile si dhe nje formim te vazhdueshem profesional e pasuniversitar qe lidhet pikerisht me kete drejtim. Ashtu sic vleresoj se kandidimi im nuk eshte thjesht nje zgjedhje individuale sic mund te jete rasti i kandidatit rival por nje kerkese e komunitetit qytetar ne mbrojtje te interesave te te cileve jam angazhuar teresisht si ne drejtim te njesise bashkiake ashtu edhe ne drejtimin e shoqates Tirana.