PS e Fierit gjen formularin Ja si i mbledh votat PD-ja
Shtabi elektoral i Partise Socialiste ne Fier pretendon se ka zbuluar nje skandal te vertete. Behet fjale per nje formular konfidencial te dale nga dega e Partise Demokratike qe eshte shperndare ne te gjitha institucionet me vartesi vertikale nga qeveria per te identifikuar bindjet politike te nepunesve.
PD-ja lokale me anen e formularit konfidencial u kerkon krereve te institucioneve informacion kryesisht nga punonjesit e administrates se drejtorive rajonale. Formulari ka dale ne daten 1 prill dhe konfirmohet se ka mberritur gjate diteve te para te muajit te te gjitha drejtorite rajonale ne shkalle rrethi e qarku.
Pervec gjeneraliteteve te punonjesit te administrates eshte kerkuar adresa e sakte e tij qendra e votimit deri dhe orientimi politik dhe numri i votuesve qe ka ne shtepi. Ajo qe cilesohet si skandaloze lidhet edhe me faktin se ky formular konfidencial qe u eshte derguar institucioneve eshte firmosur nga kryetari i PD-se se Fierit Ferdinand Murati dhe sekretari Admirim Shehu.
Kete formular e kane plotesuar nje numer i madh punonjesish te administratave te drejtorive rajonale. Sektoret me te prekur kane qene arsimi Drejtoria e Automjeteve ajo e Tatimeve Sigurimeve si dhe kompania Albpetrol sh.a. e shume institucione te tjera.
Edhe pse te sigurt per ruajtjen e konfidencialitetit e kunderta ka ndodhur. Ndonje punonjes i pabindur e ka shitur jo vetem informacionin por edhe kopjen e formularit.
Shefi i administrates prane Bashkise se Fierit Elsaed Rexha me nje kopje te kesaj deklarate skandaloze ne dore ka dale dje ne nje konference per shtyp dhe ka denuar aktin e paprecedente. Me nje kontekst te theksuar ironie Rexha e ka cilesuar formularin ne fjale si teper konfidencial pasi ashtu po e ben fushaten PD.
Konfidenciale si dhe blloku i 7 perqindeshit dhe 700 mije eurove te Ilirit te LSI-se. Konfidenciale si terrori dhuna dhe shtypja e 21 janarit konfidenciale si vjedhja e pasurive dhe varferimit te perditshem qe po i ben oborri i Berishes popullit te vet konfidenciale si pushimet selektive nga puna dhe shkurtimet masive ne sektorin e naftes. Konfidenciale dhe aspak qytetare plot me mashtrime e aspak transparente dhe kercenuese sic eshte fushata e Ilir Beles se PD-se ne Fier ka thene Elsaed Rexha.
Ndersa beri prezente transparencen e funksionimit te administrates se Bashkise se Fierit Rexha ka vene ne dispozicion statistikat e punonjesve te administrates. Ai nuk ka mohuar se brenda kesaj administrate gjenden me dhjetera simpatizante dhe anetare te se djathtes deri dhe te afert e familjare deputetesh te Fierit te cilet pavaresisht bindjeve politike nuk jane denigruar apo nxjerre asnjehere nga puna.
Nga ana tjeter drejtues te Partise Demokratike ne Fier i jane shmangur reagimit pas publikimit te ketij skandali. Asnje nga perfaqesuesit me te larte te partise ne rreth nuk ka dashur te prononcohet duke mos e mohuar por as pranuar ekzistencen e formularit me ane te te cilit kerkohej identifikimi i votuesve te mazhorances.