E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sadi Vorpsi eshtja e pronave prioriteti i mandatit tim

Aleanca per te Ardhmen

Sadi Vorpsi eshte kandidatura e Partise Socialiste per njesine vendore numer 8 ne kryeqytet. Ne intervisten e tij ai thekson se eshte pjese e nje familjeje tradicionale tiranase qe ka dhene kontribut te rendesishem per ndertimin e Tiranes moderne. Sadi Vorpsi thekson se ai eshte lindur rritur dhe ka kaluar te gjithe jeten e tij ne kete zone te Tiranes njeh me detaje problematiken dhe ofron zgjidhje te prekshme per cdo shtrese te popullsise ne kete zone. Si moto te fushates se tij elektorale Vorpsi ka punen. Ai thekson se puna do te jete fjala e tij per te gjithe qytetaret e kesaj njesie vendore.

Z. Vorpsi cila eshte arsyeja qe ju shtyu te futeshit ne nje gare politike dhe pikerisht per drejtimin e njesise vendore nr. 8

Fillimisht me lejoni te them se pjesemarrja ime ne kete gare ka ardhur per faktin se si perfaqesues te njesise vendore nr. 8 ne Tirane meritojme nje qytet me te mire me sherbime te denja per te per te gjithe komunitetin tradicional dhe ate me te ri ne zone. Ne meritojme nje perkujdesje me zemer ndaj njesise sone ne zhvillim te perhershem. Pjesemarrja ime ne kete gare lidhet edhe me faktin se une perfaqesoj familjen tradicionale qytetare tiranase nje nga familjet qe e ndertuan kete qytet me besimin te puna dhe te fjala e dhene. Mund te them gjithashtu se serioziteti me njerezit integriteti familjar dhe aftesite e mia profesionale do te jene gjithmone ne sherbimin e qytetareve te kesaj zone. Kete e kam treguar gjithmone sa here qe banoret e kesaj njesive vendore ku une jam lindur rritur po jetoj kane pasur nevoje. Se bashku me banoret e njesise vendore numer 8 do te vendosim per ti rikthyer vlerat e qytetarise Tiranes sone. Motoja ime ne kete gare eshte puna dhe qytetareve deshiroj tju siguroj se puna do te jete fjala ime per ta.

Cili eshte programi me te cilin ju po paraqiteni para banoreve te kesaj njesie vendore ne kryeqytet

Programi im ne gare per administrimin e njesise vendore numer 8 eshte i qarte dhe synon te jete i prekshem per te gjithe shtresat e banoreve ne kete zone tradicionale te kryeqytetit. Se pari dua te theksoj se une kam si pike te rendesishme te programit tim zhvillimin e prones dhe rikualifikimin urban te kesaj njesie vendore. Rivleresimi urban dhe sistemimi ne infrastrukture i gjithe zones eshte gjithashtu nje nga premtimet e mia per banoret e kesaj zone. Dua te theksoj gjithashtu se ne kete njesi do te vendos standardin e sherbimit qytetar me deren e hapur ne funksion te banoreve. Po keshtu eshte e rendesishme per mua te theksoj se si nje tjeter prioritet do te kem shtrimin dhe asfaltimin e rrugeve te kesaj njesie vendore dhe pajisjen me sistem ndricimi te te gjithe zones. Ne kete kuader parashikoj edhe ndertimin e nje rruge te re unaze ndermjet rruges 5 Maj dhe Siri Kodra. Nje pike shume konkrete e programit tim ka te beje edhe me hartimin e planit rregullues te lagjes Besa ne partneritet te plote me komunitetin. Po keshtu parashikoj ngritjen e nje shkolle te re 9-vjecare ne njesi shkolle kjo qe eshte e domosdoshme per vete kushtet qe jane zhvilluar ne kete minibashki. Nga ana tjeter une premtoj edhe nje qender te re shendetesore ne sherbim te komunitetit te kesaj zone te kryeqytetit.

Pse mendoni se banoret e kesaj zone do tjua besojne ju voten ne zgjedhjet e 8 majit kur njesia numer 8 njihet si nje bastion historik i te djathtes ne kryeqytet

shte e vertete qe kjo zone ka 20 vjet qe qeveriset nga demokratet dhe nisur nga fakti se ne meritojme nje qytet me te mire ne kete zone ka 20 vjet qe pritet ky ndryshim. Mund te them se qytetaret e kesaj zone e kane pare rivalin tim ne kete gare ta qeveris kete zone per shtate vjet ndersa une kerkoj te provohem permes punes qe deshiroj te bej per komunitetin e kesaj njesie ku kam kaluar gjithe jeten time. Po keshtu ne ndihme me vjen fakti se perseri ne kryeqytet po kandidon per nje mandat te tij te radhes kryetari aktual i Bashkise se Tiranes Edi Rama. Nga ky kryetar kam marre garanci te plota per mbeshtetje totale ne kuader te projekteve te ndryshme qe une dua te ve ne jete per kete njesi vendore. Keshtu mund te them qe ne kuader te kesaj mbeshtetjeje kam marre garanci edhe per te rishikuar edhe planin urbanistik te zones ku une jetoj sot. Ketu dua te shtoj se me nje rendesi te vecante une shikoj zgjidhjen edhe te nje konflikti te kahershem social ne kete njesi vendore ku jane 300 familje te cilat banojne ne shtepite e ish pronareve dhe une kam marre garanci nga kryetari aktual i bashkise dhe ai qe do jete perseri kryetar bashkie Edi Rama qe kete konflikt do ta zgjidhim nepermjet banesave sociale dhe ne do te bejme maksimumin e mundshem per zgjidhjen e ketij problemi. Kjo eshte edhe nje nga sfidat e mia personale.

Cili eshte mendimi juaj per kandidatin qe keni perballe ne kete gare

Kandidati qe kam perball eshte nje tiranas ashtu si edhe une dhe ne vijme nga dy familje tradicionale tiranase. Mund te them qe z. Tafaj eshte nje person i cili ka nje karriere politike ndersa une vij nga nje karriere administrative dhe jam larg politikes. Ajo qe une kam moto eshte puna dhe per kete arsye kerkoj qe te zgjidhem nga qytetaret e kesaj njesie vendore. Nga ana e tij Tafaji nisur edhe nga fakti se ka shtate vjet qe ka qeverisur kete zone eshte munduar te beje dicka por ende nuk ka arritur te beje ndryshime te prekshme per qytetaret e kesaj zone. Ndersa une si kandidature kam nevoje te provohem nga qytetaret e mi dhe ajo cfare mund tju jap atyre ne kembim te kesaj zgjedhjeje nuk eshte politika por vetem puna. Banoret e njesise vendore numer 8 ne kryeqytet kane perballe dy kandidatura Myqerem Tafajin dhe Sadi Vorpsin te dy perfaqesues te familjeve tradicionale tiranase por ne ndryshim nga kandidati qe une kam perballe ne kete gare elektorale une premtoj se do kem nje perkujdesje me zemer ndaj njesise sone per te pasur nje zhvillim te perhershem dhe kete do ta bej duke u vendosur pa asnje rezerve ne sherbim te qytetareve te kesaj zone. Une deshiroj te lidh besen me qytetaret e mi per nje Tirane me te mire per ne dhe nje te ardhme me te mire per femijet tane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›