E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi Bregu Gati plani per 12 kushtet

Debati Pergjigjet opozita. Bushati Kriza politike dhe korrupsioni pengese per vendin

Qeveria dhe opozita kundershtojne njera-tjetren per faktin nese Shqiperia ka nisur punen per permbushjen e 12 rekomandimeve qe KE i vuri si kusht vendit tone per te bere perpara ne marrjen e statusit te vendit kandidat. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu pohon se eshte bere gati plan-veprimi per keto 12 pika qe ne fund te muajit prill pritet ti dorezohet KE-se mes te cilave sipas saj ka perparim ne funksionimin e Parlamentit dhe dialogut politik. Por ndersa ministrja Bregu pohon se ka progres te kunderten pretendon opozita e cila mendon se 12 perparesite nuk jane adresuar ende nga qeveria. Deputeti i PS-se Ditmir Bushati mbeshtetet te kriteri politik ku sipas tij vijon kriza politike dhe ne po futemi ne zgjedhje me standarde te munguara. Ne keto pika mosfunksionimi i Parlamentit dhe mungesa e konsensusit mosvotimi i ligjeve qe kerkojne tre te pestat e deputeteve ne Parlament mangesite ne luften kunder korrupsionit veprimi i drejtesise per te penalizuar rastet korruptive ne gjyqesor apo dhe politike mbeten problematike dhe te paplotesuara. Por qeveria pretendon te kunderten duke bere pergjegjese vetem opoziten per mungesen e mundshme te konsensusit ne rast te mosplotesimit te ketyre kushteve. Me 9 nentor Komisioni Europian publikoi opinionin per Shqiperine i cili ne thelb kishte nje fjali Nuk e merr statusin e vendit kandidat. KE-ja miratoi nder te tjera disa prioritete kyce qe per rastin e Shqiperise jane 12. Gjithe spektri politik duhet te zgjidhe ngercin dhe tu adresohen atyre prioritete kyce thuhet ne raportin e BE-se. Shqiperia per shkak te ngercit politik nuk ka mundur dot te marre statusin e vendit kandidat. Zgjedhjet e 8 majit do te jene test per Shqiperine dhe ne vjeshte do te behet nje tjeter perceptim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›