Arbëreshët në një ekspozitë

Kjo ekspozitë përbëhet nga 20 panele, në të cilat janë vendosur dokumente dhe foto që ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit. Dokumentet pasqyrojnë jetën e veprimtarinë e kolonive arbëreshe, por sidomos në veçanti kontributin e tyre për çështjen kombëtare. Spikatin figura si Jeronim De Rada, Anselmo Lorekio, Zef Skiroi, Vinçenc Dorsa, Zef Serembe, Kozmo Serembe, Terenc Toçi, Francesko Mauro, Dhimiter Kamarda, Anton Xanoni, Mikele Markiano, etj.
Kolonitë arbëreshe të Italisë, të themeluara fill pas pushtimit osman të Shqipërisë, janë të njohura për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë për çështjen kombëtare. Arbëreshët ruajtën deri në ditët tona gjuhën, kulturën, traditën, si dhe kultin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Ekspozita është pjesë e kalendarit të festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë, në kuadër të të cilit gjatë muajit nëntor do të organizohen një numër veprimtarish si konferenca, ekspozita, promovime, etj.