Arbereshet te vetem kunder motit me traktor e furre druri
Te tjera rreth shkrimit FOTO - Ne emer te solidaritetit
POTENZA ndash Komuna San Paolo Albanese nddhet ne Jug te Italise ne Provincen e Potenzes. Prej 10 ditesh per shkak te kohes se keqe kjo komune eshte bllokuar teresisht duke mos komunikuar rregullisht me pjesen tjeter te Italise. Sic raportojne shqiptaret me banim ne kete komune San Paolo Albanese eshte nje komune krejtesisht me popullsi shqiptare arberesh e mesuar me kohe debore. Ne prononcimin per Shqiptarja.com ata thone se i kane marre masat qe ne vere si per bagetite ashtu edhe me rezervat ushqimore per ne dimer. Eshte nje komune malore ku popullsia merret kryesisht me blegtori e agroturizem. Ne edicionin e mbremshem te kanalit televiziv TG2 raportohej se 350 banore e komunes kane dale duke pastruar rruget me lopata e me nje traktor te pajisur me zinxhire te cilin e perdorin per te punuar tokat. Prej disa ditesh komuna ka patur mungese te energjise elektrike e per kete arsye banoret kane perdorur furren e drurit ne qender te komunes per te siguruar edhe buken e ushqimet per te gjitha familjes.
Nje per te gjithe dhe te gjithe per nje eshte motoja e arberesheve qe keto dite po mundohen tia dalin te vetem pa kerkuar ndihmen e Romes zyrtare.
aq/shqiptarja.com
Nje per te gjithe dhe te gjithe per nje eshte motoja e arberesheve qe keto dite po mundohen tia dalin te vetem pa kerkuar ndihmen e Romes zyrtare.
aq/shqiptarja.com