E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuhet diva Whitney HoustonProbleme me drogen e alkoolin

Te tjera rreth shkrimit FOTO LOS ANGELES ndash Shuhet ne moshen 48 vjecare diva e muzikes boterore Whitney Houston. Lajmi u be i ditur zyrtarisht nga zedhenesja e saj Kristen Foster. Ajo konfirmoi se Ehitney Houston ka vdekur ne moshen 48 vjece kurse tha se aktualisht motivet e vdekjes jane te panjohura dhe te paqarta. Mediat amerikane thone se Houston nderroi jete ne Beverly Hills Hotel. Nje burim qe nuk donte te identifikohej tha se ne hotel u thirr ambulanca dhe nje mjek urgjence por nuk dha hollesi te tjera. Po sipas mediave amerikane trupi i pajete i kengetares u gjet nga truproja e saj.
Kengetarja ishte e ftuar kete fundjave ne spektaklin e Clive Davis qe i paraprin cmimeve Grammy.

REAGIMET
Reagime te shumta kane ardhur nga fansat e kengetares se famshme sidomos ne Teitter.Mes atyre qe kane reaguar edhe kolege te saj.
Mariah Carey shkruan Jam me zemer te thyer dhe ne lot sepse mora vesh vdekjen tronditese te mikes sime te pashoqe Whitney Houston. Ajo kurre nuk do te harrohet si nje prej zerave me te medha te dala ndonjehere ne kte bote. Ngushellimet e mia te perzemerta per familjen Ehitney dhe miliona fansa te saj ne te gjithe boten.
Lenny Kravitz Uroj qe ajo te prehet ne paqe. Kurre nuk do te kete me nje si ajo.
Presidenti i Facebook Mark Zuckerberg gjithashtu ka reaguar Ngushellime te sinqerta. Falemnderit Whitney Houston per muziken e pazevendesueshme qe i solli kesaj bote.

KARRIERA
Kengetarja qe njihet si legjende e muzikes ka fituar shume cmime prestigjioze nderkombetare si gjashte Grammy Awards dy Emmy awards 30 Billboard Music Awards. Kenga megahit padyshim qe ishte I Will Aleays Love You. Kurse filmi Bodyguard me Kevin Kostner ishte nje tjeter supersukses i saj.
E lindur me 9 gusht 1963 ne Newark New Jersey SHBA Whitney Houston ishte martuar dhe kishte nje martese te trazuar me kengetarin Bobby Brown.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›