E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje foto e rralle dhe 100-vjetori ithemelimit te Vatres

Te tjera rreth shkrimit FOTO Kjo fotografi e cila eshte e botuar ne Kalendarin e vitit 1918 te Vatres perjeteson takimin historik me Presidentin Eilson me 4 korrik 1918 gjate homazheve ne varrin e presidentit te pare te Amerikes George Washington ne Mount Vernon ku krahas perfaqesueseve te Kombeve te tjere eshte dhe Fan Noli perfaqesuesi i Vatres. Ai njihet lehte prej jakes prifterore. Noli menjehere pas takimit me presidentin Wilson i nisi Vatres telegramin plot shpreseUdhetimi im ketu triumfoi. Fola dy here me presidentin Wilson i cili me dha shpresa te medha. Thuajani shokeve te tjere me goje. Fan Noli

Me 28 prill 2012 behen 100 vjet nga themelimi i Federates Panshqiptare te Amerikes VATRA. Ky pervjetor ka privilegjin qe ti paraprije 100 vjetorit te ditelindjes te shtetit te Pavarur Shqiptar. Le te bashkohemi te gjithe rreth Vatres qe i beri nderet e merituara kombit dhe ishte faktori kryesor ne ruajtjen e integritetit te Shqiperise duke siguruar miqesine e cmuar dhe mbrojtjen e Amerikes.

Vatra shpetoi Shqiperine
Pavaresia e Shqiperise u vu ne udhekryq pa u ngritur ende shteti ne kembe dhe fale kontributit te shqiptareve te Amerikes me ane te Vatres e cila qe me 1912 dhe gjer me 1920 veproi ne Amerike si qeveri ne mergim e shpetoi ate nga mosnjohja dhe copetimi.
Pa Vatren shteti shqiptar do ta kishte te veshtire mbijetesen. Vatra me fushaten e saj Shqiperia ne rrezik arriti te mblidhte fonde per te perballuar shpenzimet per mbrojtjen diplomatike dhe mediatike te Shqiperise ne Konferencen e Paqes ndersa ne vitin 1920 ishte po Vatra qe me ane te Huase Kombetare shpetoi nga falimentimi Qeverine e dale nga Kongresi i Lushnjes. Kontributi i Federates Vatra per pavaresine ruajtjen e Shqiperise nga copetimi i fqinjeve dhe financimin e forcimit te institucioneve shteterore ka qene jetik per fatet e kombit. Shtate muaj pas themelimit ne koheshpalljen e Pavaresise Vatra ishte forcuar ishte e organizuar ishte e gatshme per te marre mbi vete misionin e madh te mekembjes se Shqiperise.

Nje gjysem fitore
Kur po luhej drama e dhimbshme e Kombit shqiptar u mblodh ne Londer Konferenca e Ambasadoreve per te caktuar fatin e Shqiperise nen kryesine e Ministrit te Puneve te Jashtme te Britanise se Madhe Sir Edeard Grey. Shqiptaret nen drejtimin e Vatres nga cdo ane e globit e bombarduan konferencen me kabllograme peticione thirrje. Nga ana tjeter greket ishin hedhur ne sulm per te manipuluar Konferencen se
Korca e Gjirokastra perbeheshin nga popullsi greko-orthodokse. Vatra per te perballuar propoganden greke dergoi ne Evrope Faik Konicen dhe Fan Nolin dhe nisi aksionin e madh te grumbullimit te firmave te shqiptareve. Ky eshte nje rast interesant ku te gjithe shqiptaret e Amerikes nen drejtimin e Vatres u deklaruan ortodokse.
Me 27 prill 1913 ne Boston ne nje miting madheshtor ku perfaqesoheshin rreth 30 mije shqiptare i derguan rezolute Edeard Grej kryesues i Konferences te Ambasadoreve kunder copetimit te Shqiperise. Emri dhe punet e Vatres bene shume pershtypje ne Londer. Kjo ishte nje fitore historike e Vatres. Ne maj te 1913-es Shqiperia u njoh si shtet i pavarur nga Fuqite e Medha dhe ne Vjeshte nje Komision nderkombetar u dergua ne Shqiperi per caktimin e kufijeve. Me 17 Dhjetor 1913 Komisioni publikoi raportin qe me vone mori nenshkrimet ne Protokollin e Firences. Natyrisht kjo ishte nje gjysem fitoreje pasi Kosova mbetej ne Serbi Cameria nen Greqi. Mirepo e keqja skishte fund me 1914 Lufta e I Boterore coi ne okupimin e Shqiperise shteti i sapo shpallur i pavarur u shkaterrua ne veri dhe ne Shqiperine e Mesme msyne austriaket Gjirokastra me rrethina dhe Vlora nga italianet Korca nga francezet. Nuk kishte katastrofe kombtare me shkaterruese sa kjo por vatranet nuk e humben shpresen dhe nuk e ndalen luften per ringjalljen e shtetit.

Te plote shkrimin mund ta lexoni ne numrin e sotem te gazetes Shqiptarja.com

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›