E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adi, Bjordi dhe Adela, një miqësi e fortë



Ka kaluar një vit që kur u njohën dhe u miqësuan brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe shumë prej nesh mund të mendonin se kjo mund të ishte thjesht një aleancë për qëllim loje dhe jo një miqësi e vërtetë, kjo dhe për shkak të diferencës së moshës mes tyre. Por e vërteta është se edhe sot Bjordi, Adela dhe Adi vijojnë të jenë miq të mirë. Paparaci ynë i kapi dy net më parë duke shkuar në një nga pubet e Tiranës, menjëherë pasi Adela dhe Bjordi kishin mbaruar me xhirimet e programit të tyre të përditshme te Vizion +.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›