E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Arbusto 2”, kapet vrasësi i policit në Laç, grabiste me dhunë dhe në Spanjë

Laç, 11 Dhjetor 2010 NOA - Nga Forcat Speciale RENEA ne bashkepunim me Drejtorine e Policise se Qarkut Lezhe, diten e sotme, ne saje te operacionit te koduar “Arbusto 2”, u be i mundur arrestimi ne flagrance i shtetasit Astrit Bushi, 32 vjeç, banues ne Laç, i njohur si person me rrezikshmeri te larte.

Ne momentin e arrestimit ketij shtetasi i eshte gjetur dhe bllokuar nje arme zjarri pistolete, tip Bereta.

Nderkohe gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij, ne qytetin e Laçit, eshte gjetur dhe sekuestruar nje sasi e konsiderueshme fishekesh.

Astrit Bushi, gjate operacionit per arrestimin e tij ka kundershtuar me dhune forcat e policise, duke goditur me mjetin e tij 2 automjetet e forcave RENEA dhe rrezikuar seriozisht jeten e punonjesve te policise. 

Ne lidhje me Bushin, eshte ne proçes nje kerkese per ekstradim nga autoritetet spanjolle, per vepren penale te “vjedhjes me dhune“ te kryer ne kete vend, si dhe nje kerkese tjeter per ekstradim nga autoritetet italiane per vepren penale te “pjesemarrjes ne organizata kriminale, me qellim importimin e sasive te medha te droges“, te kryer ne Itali.

Sakaq, ndaj te riut Astrit Bushi vazhdojne hetimet nga strukturat e Policise se Shtetit, pasi akuzohet dhe per krime te tjera te renda, nder te cilat dhe vrasjen e nje punonjesi policie ndodhur ne qytetin e Laçit.

Me cilesine e proves materiale nga strukturat e policise u sekuestruan:

-          nje pistolete tip Bereta me nje kreher me 15 fisheke,

-          mjeti tip Benx Mercedes,  S 350, me targe Tr 0544 T,

-          5 aparate celulare te llojeve te ndryshme, etj.

Materialet procedurale ne ngarkim te 32 vjeçarit Astrit Bushi i kane kaluar per ndjekje te metejshme Prokurorise se rrethit Gjyqesor Kurbin, beri te ditur Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit.

e.r/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›