E Diel, 1 Nëntor 2026

Prangoset autori i vrasjes së një polici, i kërkuar edhe nga policia spanjolle e italiane

Lezhe, 11 dhjetor, NOA – Nje 32 vjeçar nga Laçi i akuzuar per vrasjen e nje polici nga Laçi, por, i kerkuar per ekstradim nga policia spanjolle per vepren penale te vjedhjes me dhune te kryer ne Spanje, si edhe nga ajo italiane pas akuzave per pjesemarrje ne organizata kriminale per importimin e sasive te medha te droges ne Itali ka rene sot ne prangat e policise shqiptare. Ishin forcat Speciale RENEA ne bashkepunim me Drejtorine e Policise se Lezhes qe fale operacionit te koduar policor “Arbusto 2” mberriten te arrestimi ne flagrance 32 vjeçarin Astrit Ndue Bushi, banues ne Laç.

I njohur si nje person me rrezikshmeri te larte ne momentin e arrestimit, Astrit Bushit iu gjet dhe bllokua nje arme zjarri pistolete, tip Bereta, te cilen ai e mbante ne brez.

32 vjeçari Astrit Bushi, gjate operacionit per arrestimin e tij ka kundershtuar me dhune forcat e policise, duke goditur me mjetin e tij dy automjetet e forcave RENEA dhe duke rrezikuar seriozisht jeten e punonjesve te policise.

Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij, ne qytetin e Laçit, iu gjeten e sekuestruan nje sasi e konsiderueshme fishekesh, nje pistolete tip Bereta me nje kreher me 15 fisheke, automjeti tip Benz Mercedes,  S 350, me targe Tr 0544 T, 5 aparate celulare te llojeve te ndryshme, etj.

Astrit Bushi eshte ne proces per ekstradim nga autoritetet spanjolle, per vepren penale te “vjedhjes me dhune“ te kryer ne kete vend.

Ndaj tij ekziston edhe nje kerkese tjeter per ekstradim nga autoritetet italiane per vepren penale te “pjesemarrjes ne organizata kriminale, me qellim importimin e sasive te medha te droges“, te kryer ne Itali.

Po keshtu ndaj Astrit Bushit vazhdojne hetimet nga strukturat e Policise se Shtetit, pasi akuzohet dhe per krime te tjera te renda, nder te cilat dhe vrasjen e nje punonjesi policie ndodhur ne qytetin e Laçit.

Materialet procedurale ne ngarkim te shtetasit Astrit Bushi i kane kaluar per ndjekje te metejshme Prokurorise se Kurbinit.

mit/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›