E Shtunë, 31 Tetor 2026

Archaelogy shkruan për vjedhjen e Onufrit

Gazeta Shqip

MJ13-coverRevista e famshme amerikane “Archaeology” e botuar nga Instituti Amerikan i Arkeologjisë ka botuar në numrin e prill/majit një artikull mbi dëmtimin e afreskeve të famshme të Onufrit. Kjo revistë me mbi 3 milionë kopje, më e madhja në botë i dedikon një shkrim problemit të dëmtimit të kishës së Valshit, si dhe humbjes së madhe që ky dëmtim i solli kulturës shqiptare. Një revistë me shumë ndikim në qarqet universitare dhe intelektuale amerikane dhe europiane denoncimi i vjedhjeve të Onufrit nga kjo revistë e bën këtë lajm tashmë prezent në nivele të larta shkencore të trashëgimisë kulturore botërore.

Afresku e Onufrit u dëmtuan dy herë në kapërcyellin e vitit të ri, si dhe javën e parë të vitit 2013, duke treguar qartë neglizhencën shtetërore mbi këtë pasuri të jashtëzakonshme të artit kishtar në Shqipëri. E denoncuar nga dy ekspertë të trashëgimisë kulturore shqiptare deputeti Auron Tare dhe arkitekti Artan Shkreli kjo vjedhje u kthye në një debat të ashpër në median dhe publikun shqiptar duke treguar qartë paaftësinë e madhe shtetërore për të ruajtur pasurinë kulturore shqiptare. Forumi i trashëgimisë dhe zëra të tjerë nga bota intelektuale kërkuan edhe dorëheqjen e ministrit të Kulturës Bumçi, shkruan revista.

Archaelogy shkruan për vjedhjen e Onufrit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›