E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat do të deklarojnë pasurinë

Gazeta Shqip

Francë

FrancaPresidenti i Francës, Francois Hollande, urdhëroi 37 ministrat e tij të deklarojnë pasurinë dhe ta publikojnë atë në faqet e internetit të ministrive në përpjekje për të rifituar besimin e publikut pas një skandali financiar.

Urdhri pason skandalin e shkaktuar nga ish-ministri i Buxhetit, Jerome Cahuzac, i cili është nën akuzë për evazion fiskal dhe mashtrim të kryer përmes një llogarie bankare sekrete.

Popullariteti i Hollande ra ndjeshëm pas shpërthimit të skandalit. Ministrat duhet të publikojnë edhe mjetet e shtrenjta, përfshirë makinat, veprat e artit apo antikuarët.

Jerome Cahuzac shkaktoi tronditje këtë muaj, pasi u zbulua se kishte 600 mijë euro në një llogari bankare në Zvicër. Ai dha dorëheqjen dhe tashmë është nën hetim.

Hollande është shqetësuar gjithashtu për shkak se ish-thesarmbajtësi i Partisë Socialiste dispononte kompani të fshehta në Ishujt Kajman. Hollande erdhi në pushtet me premtime për luftë kundër evazionit fiskal.

Ministrat do të deklarojnë pasurinë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›