Rusia spiunoi Gjermaninë
Media
Shërbimi i fshehtë rus FSB ka ushtruar presion ndaj stafit rus të ambasadës gjermane për të siguruar informacione, njofton revista Der Spiegel.
Pavarësisht nga protestat e qeverisë gjermane kundër bastisjeve në fondacionet gjermane në Rusi, sipas revistës Der Spiegel, Kremlini ka zgjedhur kursin e konfrontimit. Në këtë mënyrë, shërbimi i brendshëm i fshehtë rus, FSB, i udhëhequr nga shefi i Kremlinit Vlladimir Putin ka ushtruar presion ndaj stafit rus të ambasadës gjermane për të siguruar informacione, njofton revista. Edhe pse më herët Putin kishte udhëzuar FSB-në që të tregohet i rezervuar me Gjermaninë për veprimet e tilla, tani duket se kjo nuk vlen më. Ministria e Jashtme gjermane nuk deshi t’i komentojë njoftimet e revistës. Javën e kaluar, kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës së Putinit në Hanover kërkoi progres demokratik në Rusi.
Më tej, në raport thuhet se pala ruse gjatë një vizite javën e kaluar të një delegacioni të deputetëve të Bashkimit Kristiandemokrat (CDU) kishte anuluar disa takime. Raportet mes dy qeverive janë tensionuar pas sekuestrimit të kompjuterëve në zyrat e Fondacionit Konrad Adenauer në Shën Peterburg në fund të muajit mars. Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) është e zhgënjyer sa i përket zhvillimit politik dhe social në Rusi, raporton revista Der Spiegel.
Rusia spiunoi Gjermaninë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email