E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ardian Bujupi - Superstari i Gjermanise

Ardian Bujupi nga shume ne Gjermanishihet si njepretendent per titull. Interpretimi i Ardianit ne kengen Und Wenn ein Lied ishte absolutisht nje melhelm per zemren. Mbreti i muzikes ne Gjermani Dieter Bohlen nuk u permbajt nga entuziazmi qe perjetoinga performanca e Ardianit Kjo cfareti ofron ketu nuk eshte e mire por eshte sensancionale. Ardiani ka ardhur ne Gjermanime familjen e tij nga Kosova ne vitin 1992. Ai ka perfunduar maturen ne gjimnazin Bunsen. Aktualisht ai po ben sherbimin civil ne nje mense universiteti. Sot ai eshte nje nga tre fovaritetper titullin Superstar ne Gjermani.

Mimoza Cika Kelmendi e ftoi ate per nje bisede per programin tone.

DW Ardian kur ke filluar te kendosh per here te pare

Ardian Bujupi Qysh i vogel kam qene i lidhur me muziken sepse edhe prinderit jane marre me muzike dhe ne shtepine tone per fat nuk kane munguar instrumentet e shumta qe kane qene per mua edhe lojerat me te aferta qe kam pasur si femije. Dhe kjo atmosfere me ka bere qe qysh femije te filloja te kendoja. Me pas kam kenduar edhe ne shkolle ku edhe kam pasur sukses me kenget qe kendoja. Duke pare deshiren time per te kenduar dhe pasionin e madh pas muziken babi me bleu me vone nje studio muzikore ne shtepi. Kjo me ndihmoi qe ti perkushtohesha me shume muzikes dhe kenges te praktikoja zerin tim te degjoja me shume kenge te ushtroja me shume.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ardian Bujupi ne bisee me Mimoza Kelmendin

DW Si lindi ideja per te konkurruar ne spektaklin Deutschland sucht den SuperstarRastesisht apo ishe i bindur qe tashme kishte ardhur koha te provoje aftesite e tua edhe ne kete fushe

Ardian Bujupi Nje rol te madh kane luajtur shoket. Ata me kane shtyre me se shumti per kete. Ata shpesh me thonin Pse nuk po shkon ta provosh Ti e ke zerin shume te mire etjer. Ata me kishin vleresuar ne shume koncerte qe une kisha dhene si dhe neper mbremjet festive qe zhvillonim ne shoqeri. Une aty isha protagonist i muzikes qe mbahej ne keto raste. Edhe vete mendova qe ta provoja veten duke menduar se eshte nje shans qe te jepet dhe ky shans duhet shfrytezuar.

DW Me siguri nuk ka qene e lehte per te marre nje hap te tille. Se pari duhej guxim dhe besim ne vetvete. A te mjaftonte vetem kurajoja e shokeve

Ardian Bujupi Sigurisht qe ishte guxim i madh por familja ime ishte gjithmone pas meje dhe me jepte kurajo. Madje ata ishin shume neutrale edhe nese une do te humbisja qysh ne fillim konkurrencen pra nuk do te klasifikohesha si kandidat i mundshem per kete gare.Ata e shihnin si arritje edhe hyrjen ne gare pavaresisht se mund te humbisja qysh ne fillim. Dhe ja sot kam arritur ne treshen favorite per Superstarin e Gjermanisehellip.. kete se kisha menduar kurre. Madje kam menduar se shanset e mia ketu ne Gjermani si i huaj jane shume te vogla per te arritur deri ketu.

DW Por fakti qe je nga Kosova duket se te ka ndihmuar apo jo

Ardian Bujupi Po dhe mund te them qe me ka ndihmuar shume sepse ketu ne Gjermani ne Austri dhe ne Zvicer ka shume shqiptare dhe jam i bindur qe ata me duan dhe me shume zemer me votojne permes telefonave. Une ndjehem mire ne Gjermani edhe per faktin sepse vete gjermanet nuk kane asgje kunder shqiptareve. Une e ndjej per krenari qe jam me origjine nga Kosova.

DW Ardian ju keni nje juri qe ju ndjek ne cdo shou ne cdo kenge vallezim apo ne paraqitjen tuaj skenike. Cfare mendimi keni per vleresimet e tyre A jane treguar objektive ata me prezantimin tuaj deri tani A ju ka ndihmuar juria Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga salla ku zhvillohet shou Deutschland sucht den Superstar

Ardian Bujupi Per mua nuk eshte se ka qene juria nje ndihme e madhe. Une mendoj se vleresimet e tyre jane ne nje fare menyre taktike.

DW Megjithate ti je kritikuar dhe ke qene ne rrezik sic qe rasti para dy javesh dhe perseri arrite te fitosh.

Ardian Bujupi Po sepse njerezit qe degjojne dhe e shikojne vete shfaqjen nuk jane 100 te sigurte nese une jam mire apo keq ne interpretimine kenges. Juria luan rol patjeter sepse nese flet Dieter Bohlen ata e kane parasysh qe flet mbreti i muzikes ketu ne Gjermani dhe kjo ben qe ata te influencohen nga kjo. Nese ai thote qe je keq atehere edhe gjysma e popullit mendon njejte. Por jo gjithmone kjo perkon me numrin e telefonatave.

DW Por kur per ty Dieter Bohlen ka thene qe je keq a je i vetedijshem qe vertet ti ke qene keq

Ardian Bujupi Jo kurre nuk kam qene ashtu sic ka thene ai sepse une e di qe kam dhene maksimumin per ate kenge. Sigurisht qe ka raste qe vleresimi i jurise perkon me vleresimin e shikuesve sic ishte rasti para nje jave ku te tre anetaret e jurise i vleresuan ne maksimum kenget e mia dhe po ashtu numri i teleshikuesve per kandidaturen time ishte aq i madh sa beri qe une te jem kandidat ne gjysemfinalen e ketij spektakli te madh.

DW Ardian si e ndjen veten tani perballe dy konkurenteve te tjere Sarah dhe Pietro Ke besim qe mund ti sfidosh kete te shtune 30.04

Ardian Bujupi Te dy jane talente shume te medhenj shume te mire dhe kjo e ben garen konkurruese edhe me te veshtire. Por kam besim tek vetja ime sepse ky besim me ka bere qe te jem nje nga tre kandidatet top te DSDS-s. Por shpresoj edhe tek gjithe shqiptaret qe jetojne ne Gjermani Zvicer dhe Austri. Kam besim se ata do tme ndihmojne me telefonatat e tyre.

Bildunterschrift Flash-Galerie Jury von Deutschland sucht den Superstar 2011DW E gjitha kjo Adrian nuk ka qene e lehte per ty dhe per familjen tende te afermit dhe shoket e tu. Jo vetem stres por edhe angazhim per te qene prane fizikisht dhe moralisht. Ti kujt do tja dedikoje kete arritje deri me tani

Ardian Bujupi Te gjithen ia dedikoj prinderve. Ata jane angazhuar shume vecanerisht babai qe ka qene edhe kritik ne performacen time. Me ka ndjekur me vemendje dhe me ka terhequr vemendjen sa here qe une nuk kam qene ne nivelin e duhur. Me ka treguar konkretisht kur kam qene mire dhe kur keq. Kjo me ka ndihmuar shume qe une te permiresohesha vazhdimisht per te arritur maksimumin. Ndersa mamin do ta vecoja per dashurine dhe afersine e saj per fjalet e ngrohta dhe te sinqerta qe patjeter mua me bejne me krahe.

DW Ju jeni ne gare per gjysemfinale dhe urojme qe te jesh kandidat edhe ne finale dhe pse jo edhe Superstari i Gjermanise. A do te thote kjo qe e ardhmja e Ardianit eshte arti muzika Apo e gjitha kjo do te mbetet thjesht nje hobi dhe ti do te vazhdosh studimet dhe do ti japesh jetes nje drejtim tjeter

Ardian Bujupi Nese une do te isha neser Superstar sigurisht qe me pas vijne edhe aktivitetet ekstra per kete sic eshte pune me firmat per te bere nje album.Fillimisht do te shoh se ku shkoj me kete pervoje pra me muziken.. sepse muzika eshte e ardhmja ime eshte jeta ime. Une tere jeten time kam bere muzike dhe ne se tani kam shansin qe ta bej kete muzike ne menyre profesionale kjo eshte nje arritje shume e madhe.Te besh ate qe e do me zemer nuk ka me mire. Dhe une per muziken do te kisha punuar dite e nate sepse per mua muzika eshte ne vend te pare. Te fitosh para me muzike eshte fantazi. Une konkurova ne nje moment shume te pershtatshem. Sepse gjithmone kam menduar te kem nje baze arsimi te mbaroj njehere gjimnazin e me pas ti perkushtohem muzikes. Ne qofte se nuk funksion si duhet muzika atehere do te vazhdoj studimet .Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ardian Bujupi duke folur ne mikrofonin e DW

DW Ti ke kontakte me pjesetaret e tjere te familjes ne Kosove dhe me siguri qe ne kete kohe ata po te ndjekin apo jo

Ardian Bujupi Cdo vere une shkoj bashke me familjen ne Kosove tek njerezit e babit ne Prishtine dhe te mamit ne Drenice pra une jam gjithmone aty dhe kemi shume lidhje te mira si dhe marredhenie shume te ngushta me njerezit e familjes sone. Me kete rast dua te vleresoj po ashtu shume te rinj e te reja me origjine nga Kosova qe kane marre pjese ne shume spektakle ne Gjermani sikurse edhe ne DSDS ku ka pasur gjithmone konkurrente pavaresisht se ata jane skualifikuar heret. Vleresoj kurajon e tyre qe kane marre pjese ne keto gara sepse vetem keshtu mund te tregojne talentin e tye aftesite e tyre. Dhe kete duhet ta beje secili ketu ne Gjermani apo kudo ku jeton.

Autor Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi Pandeli Pani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›