E Diel, 1 Nëntor 2026

Ardian Klosi Nje pershendetje e shkurter nga Camaj

Ardian Klosi i cili referoi gjate konferences me rastin e 85-vjetorit te lindjes se Martin Camaj temen Gegenishtja e Camajt tradite dhe perspektive solli nder te tjera edhe nje incizim te vitit 1992 me zerin e shkrimtarit.

Tema qe ju referuat ishte Gegenishtja e Camajt tradite dhe perspektive. A mendoni se ishte pikerisht gegerishtja qe e pengoi shkrimtarin te ishte me i popullarizuar

Natyrisht qe ishte edhe pengese gjuhe sepse ju e dini qe ne vitin 1972 u vendos standardi i gjuhes shqipe ajo qe quhet gjuhe e njesuar. Kaluan 20 vjet deri kur ra muri shqiptar i diktatures dhe kur ishte koha per tu popullarizuar vepra e Martin Camajt gegerishtja ishte pothuajse e huaj neper shkolla e universitete ndaj edhe depertimi vazhdon te zgjase edhe sot.

A eshte i rivleresuar Martin Camaj pas viteve lsquo90

Pa asnje dyshim. Une kam qene nder te paret qe e kam prure vepren e tij ketu. Martini me pat dhene disa qindra libra per ti shperndare. I shperndame ne shkrimtare te rinj studente e te tjere keshtu qe ai filloi te hyje. Dalengadale eshte shtrire sidomos ne tekstet e fakultetit ne tekstet e gjimnazit duke zene vendin e vet e megjithate Camaj nuk eshte shkrimtar popullor. Por kjo ka te beje edhe me natyren e poezise dhe prozes se tij e cila eshte elitare. Ne fund te fundit eshte per nje rreth te ngushte njerezish.

I shkon me kete rast citimi proze poezi moderne

Patjeter qe i shkon por fjala modern perfshin praktikisht gjithe shekullin XX. Pa asnje dyshim qe Camaj eshte modern sa ne traditen e qarqeve letrare katolike kulturore te Shkodres aq eshte edhe ne shtratin e modernizmit europian sidomos te poeteve italiane e angleze te shekullit XX te cilet ndikuan me shume tek ai.

Ju sollet nje incizim te vitit 1992 te zerit te Martin Camajt. Me crast ishte marre

Ishte nje pershendetje e tij. Se bashku me disa miq te tjere organizuam ne Institutin e Arteve nje mbremje per Martin Camajn. E dija qe profesori ishte shume i semure thuajse ne fund te jetes se tij ndaj edhe iu luta te na jepte nje pershendetje te shkurter per kete takim dhe ai e dha. Fraza e fundit e ketij incizimi e cila ne fund u be edhe me e famshmja Une jam i juaji ju jeni te mite.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›