E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ardian Paci në Bienalen Artes Mundi

Tiranë, 18 mars, NOA Ka mbaruar faza e selektimit të pjesëmarrësve në Bienalen Artes Mundi, që do të zhvillohet në qytetin e Cardifit. Mes tetë artistëve të artit pamor bëhet me dije edhe emri i të mirënjohurit, Ardian Paci. Të nominuarit janë përzgjedhur pas një selektimi të rreth 500 aplikantëve dhe fituesi do të marrë çmimin prej 40.000 stërlinash, i quajtur si një nga çmimet më prestigjioze në Angli për artin pamor.

Fituesi do të shpallet më datën 19 maj 2010. Organizatorët e Bienales Artes Mundi pranojnë se sivjet politika luan një rol të rëndësishëm në përcaktimin e artistit-fitues, çka nënkupton se finalistët janë përzgjedhur në bazë të rolit që politika e vendeve të tyre ka ndikuar në reflektimet artistike.

Kush jemi ne? Në çfarë shoqërie jetojmë?- janë dy nga bazat kryesore që kuratorët e kësaj bienaleje kanë menduar të ngrenë për vitin 2010.

Ardian Paci, artisti i njohur shqiptar, i lindur në Shkodër, i cili jeton në Milano prej shumë vjetësh, vjen pas një numri të madh ekspozitash personale dhe kolektive rreth e përqark botës. Piktori ka qenë pjesëmarrës edhe në Brussels Art Biennial 2007, pastaj në Moderna Museet në vitin 2005 apo edhe i Bienales se Venedikut në të njëjtin vit. Ardian Paci është fitues i çmimit kombëtar italian Pino Pascali.

Artisti prezantohet në Bienalen Artes Mundi në gjininë e fotografisë.

m.s/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›