Nis konkursi për tregimin e shkurtër

Tiranë, 18 mars, NOA - Ambasada e Spanjës në
Tiranë, për të tretin vit radhazi, organizon konkursin për tregimin e shkurtër
Don Kishoti i Mançës, një konkurs i
hapur për gjithë qytetarët shqiptarë mbi 16 vjeç.Pjesëmarrësit duhet të paraqesin vetëm një
punim për autor. Veprat e paraqitura duhet të jenë origjinale dhe të pabotuara,
të jenë të shkruara në shqip dhe të mos kenë qenë të vlerësuara në asnjë
konkurs tjetër.
Tema e këtij viti quhet Europa, por punimet duhet të jenë të inspiruara ose t'i referohen Spanjës. Të gjitha aspektet e tjera të veprës i lihen kritereve të autorit.
Juria, mes të gjithë punimeve të paraqitura, do t'i japë një çmim tregimit më të mire, me vlerën prej 100 eurosh. Faza e pranimit është deri më 18 prill 2010.
Rezultati i konkursit do të bëhet publik me 23 prill, që përkon edhe me Ditën e Librit (Përvjetori i Vdekjes së Migel de Cervantes).
Ambasada rezervon të drejtën e një publikimi të parë, jo komercial, të punës së vlerësuar me çmim si dhe të finalistëve.
m.s/NOA