E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ardiani me Annan

Nga Mehdi Abdullahu më 17 prill 2011 në ora 14:44

Supertalenti kosovar, që është në finale të spektaklit më të njohur në Gjermani, “Deutchland Sucht Den SuperStar”, Ardian Bujupi, është duke u përfolur nëpër mediat gjermane se është në lidhje me valltaren, aktoren dhe këngëtaren peruane, Anna Carina, e njohur me emrin e skenës Zuzu Mall.

Shumë media të Gjermanisë tashmë kanë thënë se ata e kanë filluar lidhjen e tyre, pasi që Ardiani gjatë fundjavës dhe gjatë netëve të ndryshme ëshët parë me këngëtaren e njohur, edhe pse çifti vazhdimisht e ka refuzuar lidhjen në mes të tyre.

Kur është pyetur për këtë, Ardiani ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë dhe ata janë shokë të mirë.

“Ne jemi shokë të mirë dhe asgjë tjetër”, ka thënë ai.

Mirëpo, mediat kanë spekuluar madje se ata kanë pasur edhe seks me njëri-tjetrin. Përndryshe, Anna Carina është 25 vjeç dhe është gjashtë vite më e madhe se Ardiani, që ka vetëm 19 vjet.

Edhe Anna ka thënë se është mike e mirë e Ardianit dhe se e këshillon atë në shumë sfera, sidomos nga ana artistike, por megjithatë të dy yjet e rinj nuk e kanë fshehur simpatinë që kanë për njëri-tjetrin.

Mediat gjermane shkruajnë se nëse tani janë miq, ende nuk i dihet se çfarë mund të ndodh më vonë.

Në Top-4

Supertalenti kosovar Ardian Bujupi arriti sërish të triumfojë. Ai pas një sfide, arriti të futet në katërshen e më të mirëve të spektaklit për talentë të këndimit në Gjermani, “Deutschland Sucht Den Superstar”.

Ai në mbrëmjen e të shtunës u paraqit me tri këngë. Njëra ndër këngët që Ardiani zgjodhi ta performonte ishte kënga “More” e këngëtarit amerikan Usher, me të cilën mori vlerësime shumë të mira nga juria.

Garën së bashku me Ardian Bujupin do ta vazhdojnë Pietro Lombardi, Sarah Engels, Marco Angelini, ndërsa i eliminuari nga gara ishte konkurrenti Sebastian Wurth.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›