E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deçani bëhet me shëtitore

Nga Express më 17 prill 2011 në ora 18:16

Kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve të Deçanit që të kenë një vend të qetë dhe të sigurt për të kaluar kohën e lirë, kanë rezultuar me vendim të pushtetit lokal që edhe ky qytet të ketë shëtitoren e vet.

Kryetari i Komunës, Rasim Selmanaj, ka vendosur që në rrugën “Sali Çeku” të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 18-22.00.

Ky vendim hyn në fuqi më 1 maj dhe do të zgjasë deri më 30 shtator.

Vendimi është marrë bazuar në kërkesat te shumta të qytetarëve të komunës së Deçanit që të kenë një ambient më të qetë dhe të sigurt gjatë shëtitjes në mbrëmje, në relacionin nga qendra e qytetit në drejtim të manastirit.

Shëtitorja do të përurohet solemnisht më 1 maj, në ora 18.00.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›