Ardit Boriçi, “mbreti” i dorezave durrsake

Boksi dhe kikboksi tashmë janë rikthyer në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar. Dhe kjo për shkak të aktivitetit që është zhvilluar në Kodrën e Kuajve në Durrës. Kryendeshja e mbrëmjes ishte dueli i Ardit Boriçit me italianin Pietro Kaputo në peshën 62 kilogram. Pas së cilës ka triumfuar Boriçi.
Ndërkohë një tjetër duel i rëndësishëm ishte dhe ai i Mexhit Hysenajt me Sinan Kagala në kikboks. Tre raunde nga tre minuta, ndërsa Hysenaj ka dalë fitimtar. Po në kikboks në ring është ngjitur dhe Ilda Lelo, që ka fituar ndaj sportistes turke Aleju Akurek.
E përpara këtyre sfidave të rëndësishme të mbrëmjes në ring janë ngjitur dhe Ergys Toçi, Luis Gjolena, Laurent Hashani, Agron Balliu, Arber Sulejmanin, Graciano Shoshin, Led Kola, Relvi Tare dhe Elvis Daci. Një mbrëmje me shumë emocione, ndërsa Titans Fights Club premton dhe dy veprimtari të tjera të rëndësishme në boks dhe kikboks, pikërisht në gusht dhe nëntor.