E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ardjan Perrenjasi pranon ne Polici vrasjen e Julian eles

Ardjan Prrenjasi pranoi në Policinë e Tiranës se ka vrarë 10 vjeçarin Juljan Çela i cili u zhduk më 28 nëntor të 2012. 
Ardjan Prrenjasi rrëmbeu dje edhe një tjetër 10 vjeçar me inicialet A.C, i cili u gjet sot nga Policia në banesën e 45 vjeçarit në Laprakë

Policia gjeti 10 vjeçarin A. C në banesën e 45 vjeçarit Prrenjasi në Laprakë

Ekspertët e policisë kanë gjetur gjurmë gjaku dhe mbetje biologjike në banesën e Ardjan Prrenjasit në Laprakë Tiranë, Ardjan Prrenjasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturit që rrëmbente. E kanë parë shpesh t’u afrohej fëmijëve të vegjë duke i çuar t’i blinin paketa, edhe çokollata për vete, por askush nuk e mendonte se 45-vjeçari mund të ishte përdhunues të miturish.
A.Cami, 10-vjeçari i zhdukur prej pasdites së të shtunës është gjetur i fshehur mes rrobash në banesën përballë shtëpisë së tij në zonën e Laprakës në Tiranë.
Në banjon e banesës është gjetur edhe një lak në gjatësinë e fëmijës, me të cilën Ardjan Prrenjasi i akuzuar për rrëmbimin dhe përdhunimit e të miturit dyshohet se do e mbyste.
Lajmi i mirë për familjarët është se fëmijë u gjet i gjallë, lajmi i keq për ta dhe krejt banorët është se një i dyshuar si maniak ka 3 vjet që banon në atë zonë.
45-vjeçari, jetonte me gruan e tij të dytë, pas divorcit më bashkëshorten e parë. Ai punonte me automjetet grirëse të plehrave në një firmë të kontraktuar nga Bashkia.
Por fare pranë banesës me qira të Prenjasit ku u gjet 10-vjeçari, banonte edhe një tjetër i mitur zhdukur pa asnjë gjurmë prej disa muajsh.
Madje dy të miturit njiheshin me njëri-tjetrin
Edhe nëndrejtori i SHISH për antiterrorin, babai i Julian Çelës, 11-vjeçarit të zhdukur, interesohet për rastin e zbuluar.
Sipas policisë, Prrenjasi është në hetim edhe për këtë ngjarje, por që në deklarimet e para nuk pranoi të ketë lidhje me zhdukjen e Julian Çelës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›