E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili PS ska ende nje program po punojne per pergatitjen e tij

Shëndetësia është pjesa e programit të socialistëve që e bind më pak Petrit Vasilin. Nënkryetari i LSI gjykon se mungon thellimi dhe se modeli falas i propozuar nga PS po dështon edhe në ato pak vende ku është aplikuar.  
“Duhet të pranojmë që s’ka program pasi vetë PS thotë që është duke e përgatitur atë. Deri më tani kemi propozime empirike amatoreske konstatuese. Gjëkundi nuk gjenden hartuesit e programit, këtu nuk ka program, s’ka ide riprodhohen modele që aplikohen në shumë pak vende, të cilat janë në krizë”, u shpreh Vasili. 
Ndërsa duke iu referuar incidentit mes socialistëve dhe kryetarit Rama në Bulqizë, Vasili shprehu keqardhjen për atë që e cilësoi “mungesë të edukatës qytetare”. Vasili këmbënguli se politika duhet të lërë mënjanë përçarjet në emër të integrimit. Dita e zgjedhjeve nuk duhet të lidhet me 3 ligjet, tha numri dy i LSI. Ndarjet e politikës mbi votimin e 16-vjeçarëve, Vasili e quajti thjeshtë çështje vullneti. Kjo pasi sipas tij, realizimi i një nisme të tillë është krejtësisht i mundur. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›