E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton: E bindur që Kosova dhe Serbia do të vendosin marrëdhënie mes tyre

17-03-2013 / Gazeta 55

Deklarata e shefes për politikë të jashtme të BE-së pas vizitës në Prishtinë e Beograd

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka shfaqur bindjen se Prishtina dhe Beogradi mund të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
“Mendoj se është e mundur të arrijnë marrëveshje. A janë të gatshme ose jo, do të varet prej faktit nëse do të gjejnë mënyrën për të tejkaluar disa probleme të vështira që dy vendet kane”- deklaroi Ashton.
Baronesha për politike të jashtme në BE ka konfirmuar edhe njëherë faktin që të mërkurën kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë do takohen të mërkurën në Bruksel për raudin e shtatë të bisedimeve ku mendohet të arrihet një marrëveshje për çështjen e veriut të Kosovës.

AbcNews

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›