E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet ne Shkoder dhe Novosele

Disa familje në fshatrat dhe komunat e Shkodrës ndodhen të izoluara nga uji edhe pse reshjet kanë pushuar prej dy ditësh. Sipas njoftimit të shtabit të emergjencave në prefekturën e Shkodrës rezulton se janë përmbytur gjithsej 3100 hektarë tokë, 415 shtëpi banimi janë të izoluara nga uji dhe 10 familje janë evakuuar. Me problematike situata paraqitet në komunën Ana e Malit , në fshatin Obot, në fshatin Muriqan,  në fshatin Gorricë, në komunën  e Dajcit në Bërdicë dhe në komunën Bushat. 
Sipas të dhënave të shtabit të emergjencave rrugët që lidhin fshatrat Obot dhe Gorricë janë të pakalueshme. Segmenti prej rreth 200 m gjatësi tek Ura Gjolulit, në rrugën Shkodër-Velipojë është i pakalueshme për mjetet e vogla.
Edhe në Vlorë prej dy ditësh 30 familje në fshatin Fitore të komunës së Novoselës ndodhen nën ujë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›