E Diel, 1 Nëntor 2026

Argjentina, 4 gola Ekuadorit, Mesi shënon si...baba

TIRANE-Argjentina ka mposhtur 4-0 Ekuadorin, në ndeshjen e vlefshme për Botërorin 2014, për zonën e Amerikës së Jugut. Në stadiumin “Monumental” të Buenos Airesit, Lionel Mesi ka udhëhequr ekipin e tij drejt një triumfi spektakolar. Në pjesën e parë, Aguero, Higuain e Mesi realizuan të tre, ndërsa në të dytën, mbylli llogaritë Di Maria. Ndërkohë, Lionel Mesi festoi me topin në bark, pasi ai do të bëhet baba pas 6 muajsh. E fejuara e tij Antonela Rokuco, ka konfirmuar se është shtatzënë.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Messi s’e fsheh më, së shpejti do të bëhet baba

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›