E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza e Platini: Spanja dhe Gjermania janë favorite

TIRANE-Gjermania dhe Spanja “kanë diçka më shumë dhe janë për t’u konsideruar favorite për fitimin e Europianit”. Është ky mendimi i presidentit të UEFA-s Mishel Platini, i cili ka analizuar situatën përpara kompeticionit. Sipas francezit, “Italia është nga skuadrat e vështira për t’u mundur”, por “Spanja ka një eksperiencë të madhe, ndërkohë që Gjermania është e re dhe e uritur. Spanja do të përpiqet të ruajë titullin falë një gjenerate të shkëlqyer dhe do shohim ndeshje të bukura”. Ndërkohë, ish-trajneri i kombëtares gjermane ka ekzaltuar skuadrën e drejtuar nga Joakim Lëv si më të mirën e këtij Europiani dhe një favorite absolute. Sipas tij, fakti që Gjermania ka në ekip emra si Ozil, Khedira apo Shvajnshtajger, i jep saj mesfushën më të mirë në botë. “Nuk njoh asnjë ekip tjetër në planet që luan me ritmin dhe agresivitetin e Gjermanisë. Askush s’e mund dot këtë ekip”, tha ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›