E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhorxh Soros: Evropa ka 3 muaj kohë për të shpëtuar euron

“Evropa ka tre muaj për të shpëtuar euron”, shprehet miliarderi amerikan Xhorxh Soros, sipas tekstit të një fjalimi të tij të mbajtur të shtunën dhe të botuar më pas në faqen zyrtare. 

"Sipas mendimit tim, autoritetet kanë një dritare prej tre muajsh, gjatë së cilës ata mund edhe të korrigjojnë gabimet e tyre dhe të kthejnë trendet aktuale. Duke thënë autoritetet, e kam fjalën veçanërisht për qeverinë gjermane dhe Bundesbank, sepse kreditorët kanë fuqi dhe asgjë nuk mund të bëhet pa mbështetjen e Gjermanisë ", tha miliarderi. 

Soros gjithashtu konsideron se “opinioni publik grek është frikësuar mjaft nga perspektiva e persekutimit nga Bashkimi Evropian, për t’i dhënë një shumicë të vogël atyre partive që janë të gatshme të zbatojnë marrëveshjen e sotme me BE, BQE dhe FMN”. 

Ai vuri në dukje megjithatë se asnjë qeveri nuk mund të përmbushë këto kushte dhe kriza greke ka gjasa të arrijë kulmin në vjeshtë. “Deri atëherë ekonomia gjermane do të dobësohet dhe do të jetë edhe më e vështirë për kancelaren gjermane të bindë opinionin publik në Gjermani që të marrë përgjegjësi shtesë evropiane. Kjo krijon një dritare kohe prej tre muajsh", shpjegoi Soros.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›