E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blatter vendos vet

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka kritikuar zyrtarët më të lartë të FIFA-së përfshirë kreun, Sepp Blatter. Gjermani thotë se Blatter vendos vet në Federatën botërore të Futbollit dhe shpreson që zvicerani të mos qeverisë edhe për një kohë të gjatë me sportin. Ai bënë thirrje për reforma të cilat i quan të domosdoshme.

Uli Hoeness ka akuzuar FIFA-n për keqmenaxhim, dhe e ka përshkruar si një institucion ku Sepp Blatter i merr vet të gjitha vendimet. Presidenti i Bayernit ka akuzuar disa prej ish-bashkëpunëtorëve të tij, dhe në veçanti The Zwanziger, i cili ka qenë president i Federatës gjermane të Futbollit (DFB) nga viti 2006 deri me 2012 para se ti bashkohej organit të Komitetit Ekzekutiv të Federatës botërore të Futbollit.

“Shumë vendime të marra në dhjetë-pesëmbëdhjetë vitet e fundit nuk janë bërë në mënyrën e duhur. Nuk ka njerëz të pastër në këtë sport, krerët e organizatave vendimmarrëse paraqiten vetëm kur duhet të jepet ndonjë nënshkrim. Blatter sapo është zgjedhur për të udhëhequr FIFA-n deri më 2015, por shpresoj së ai nuk do të qëndrojë aty deri sa ti bëjë 78 ose 80 vite. Ne nuk mund të presim asgjë as nga Zwanziger, ai ka qenë i mashtruar”, tha Hoeness.

Presidenti i skuadrës bavarez tha se FIFA duhet të bëjë ndryshime të mëdha për të qenë më e transparente, një organizatë e besueshme. Ai po ashtu ka kritikuar edhe ish-bashjkëlojtarin dhe presidentin e nderit të Bayernit Franz Beckenbauer, për sjelljet e tij në lidhje më FIFA-n, dhe e akuzoi atë se është pjesë e modulit të tyre.

Hoeness këto fjalë i tha në një takim të organizuar nga kompania e medieve Rocherche në Hamburg, e cila e ndau një çmim me sarkazëm për organin udhëheqës të FIFA-së, për arsye të mos transparencës dhe operacioneve të fshehta.

FIFA ka refuzuar të dërgojë një përfaqësues të vetin në ngjarje, dhe drejtori për komunikim, Walter de Gregorio tha: “Blaterit nuk i pëlqen ushqimi i detit dhe agjenda e tij është shumë e zënë në këto momente. Megjithatë ata janë pakëz vonë, pasi FIFA ka hapur shumë perla tashmë”.

Fifa është gjetur në pozitë jo të mirë, pas një seri polemikash kohëve të fundit, përfshirë edhe korrupsionin brenda organizatës më të madhe të futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›