E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja pse fitova në “Vip Shpija”

Këngëtari i njohur nga Shqipëria dhe fituesi i sivjetëm i Reality Show “Vip shpija” Dr. Flori, thotë se ka fituar për shkak se ka qenë më i sinqerti nga të gjithë banorët e tjerë.

“Fitova sepse isha më i sinqerti dhe më konstanti në mendimet dhe gjykimet e mia” ka theksuar ai për mediat shqiptare, duke shtuar: “Ishte një eksperiencë e fortë…Aty provon veten se sa durim ke dhe çfarë brumi je. E kalova me sukses, por jo pa vështirësi. Presioni ishte shumë i madh”.

Dr.Flori i cili prej vitesh ka fituar zemrën e publikut shqiptarë nuk ka treguar se sa para ka fituar nga ky show:
“Lekët dhe mëkatet nuk tregohen’, thotë një fjalë e urtë e popullit… Unë vazhdoj të shpenzoj njësoj si më parë e të blej të njëjtat gjëra si më parë”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›