Argjentina, Maradona kercenon me largim

E pabesueshme por e vertete. Diego Armando Maradona eshte nje hap larg divorcit nga stoli i kombetares se Argjentines. Ish futbollisti i Napolit, i emeruar pak jave me pare ne kete post, tashme mund te largohet pa e shijuar ne asnje ndeshje stolin e kombetares per te cilin kishte enderruar aq shume.
“El Pibe D’Oro” ka pasur nje konflikt te ashper me kreun e federates Julio Grondona per shkak se ai ka emeruar Oscar Ruggeri-n ne stafin teknik te tij. Presidenti i federates nuk e ka pritur mire kete gje, pasi ai nuk ka marredhenie te mira me Ruggeri-n, i cili pak kohe me pare e akuzoi ate si nje mafioz.
Pas debateve me ton te larte, mesohet se Maradona ka braktisur mbledhjen ne federate bashke me zevendesin Biliardo, duke kercenuar me largim nga stoli i kombetares bardhekalter. Maradona nuk ka drejtuar ende asnje ndeshje te kombetares pasi ai u emerua vetem pak jave me pare si trajner i Argjentines, pas doreheqjes se Alfio Basile-s.