E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan: Dëshiron mbrojtësin e Bayernit, Breno

Siç bёn tё ditur Corriere Dello Sport, Milani ёshtё i interesuar pёr mbrojtёsin 19-vjeçar tё Bayern Munichut, Breno, dhe mund tё dërgojё njё ofertё qё nё muajin janar. Breno, i cili erdhi nga Sao Paolo nё Bayern pёr njё shumё prej 13 milionё eurosh, llogaritet si njё prej mbrojtësve mё tё mirё nё Brazil sё fundi. Megjithatё, e ardhmja e tij nё Allianz Arena nuk duket e shkëlqyeshme pasi ai fiton shumё pak raste pёr tё luajtur. Kjo ёshtё njё shans qё Milani tё reagojё, por sipas informatave rosonerёt duan ta sjellin brazilianin si huazim deri nё fund tё sezonit, me tё drejtё mё pas tё nёnshkruajnё marrëveshje tё pёrhershme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›