E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester City, konfirmohet Mark Hughes

Pronari arab i Manchester City, Mansour bin Zayed Al Nahyan premton ta mbaje ne stol trajnerin Mark Hughes dhe presidentin ekzekutiv Gary Cook.

Pavaresisht rezultateve jo premtuese te ketij fillim sezoni, pronari arab i Manchester City, Mansour bin Zayed Al Nahyan premton ta mbaje ne stol trajnerin Mark Hughes dhe presidentin ekzekutiv Gary Cook.

“Si Mark ashtu edhe Gary kane ambicie te medha per te fituar dhe entuziazmin e kapacitetet e nevojshme per ta bere kete”, eshte shprehur sheiku pas nje takimi te zhvilluar me dy drejtuesit e skuadres ne Abu Dhabi. Ky konfirmim vjen pas zerave per nje oferte faraonike ndaj trajnerit te Interit Jose Mourinho, i cili ka nga ana e tij ka premtuer besnikeri ndaj zikalterve.

Nderkohe, shoqeria angleze ka piketuar disa shenjestra te rendesishme per merkaton e janarit qe po afron. Keshtu, nje prej objektivave me te rendesishem eshte Wayne Bridge i Chelsea, Lassana Diarra i Portsmouth dhe sulmuesi Roque Santa Cruz qe luan ne radhet e  Blackburn.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›