E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi anglezpa limite: Zoti eshpëtoftë Grinin!

LONDER-Dikur ishte Devid "Katastrofa" Xhejms. Por, që nga e shtuna në mbrëmje ka edhe Robert "Katastrofa" Grin. Portieri mbetet ende problemi më i madh për Anglinë dhe mediat e këtij vendi nuk e kanë kursyer aspak numrin 1 të kombëtares, i aftë të shkatërrojë ëndrrat e tifozëve në një çast të vetëm. Kanë qenë të pafundme sulmet, akuzat apo edhe fjalët fyese. "Dora e budallait", është titulli i Sunday Mirror, ndërsa Mail on Sunday, nuk njeh asnjë limit, duke shkruar me gërma kubitale: "Katastrofë". Më tej, një koment me titull: "Pse, pse, pse, pse Fabio?", duke pyetur përse italiani hodhi në fushë këtë portier, duke parë pasiguritë në ndeshjen me Meksikën. Ndërsa The Observer rreshton një listë me gafat e pafundme të portierëve anglezë, "Sunday Times" titullojnë: "Ik fli gjumë!". Sunday Mirror e quan gabimin e Grin si më të rëndin e të gjitha kohërave, madje duke shkruar se tani nuk do të mbahet më mend "Dora e Zotit" e Maradonës", por "Dora e budallait".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›