E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimi i Albin Kurtit u shoqërua me dhunë policore!

Prishtinë, 13 qershor NOA - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) tha sot se monitorues të tij, menjëherë pas intervenimit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës vizituan Qendrën e Ndalimit ku ishin arrestuar 6 aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje në mesin e të cilëve ishte edhe Albin Kurti.

Monitorues të KMDLNj-së biseduan edhe me zyrtarët e Policisë së Kosovës, vizituan selinë e Vetëvendosjes dhe të lënduarit në Qendrën Emergjente të QKUK-së.

KMDLNj konstaton se gjatë intervenimit është përdorur sasi e madhe e gazit lotsjellës që dëshmon se edhe pas 2 orë e 30 minuta pas intervenimit në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje kishte kundërmim të rëndë të gazit lotsjellës. Dyert janë të demoluara ashtu edhe dritaret dhe orenditë brenda selisë.

Gjatë këtij intervenimi policia ka përdorur dhunë fizike me çrast janë lënduar rëndë: Salih Zyba, Frashër Krasniqi, Nderim Matoshi, Florian Molliqaj dhe Faton Zeka. Albin Kurti e ka të çarë ballin pasi policia e ka përplasur për dritare. Të arrestuarit janë rrahur edhe në vetura të policisë, si dhe në sallën e Qendrës për Ndalim.

Monitorues të KMDLNj-së në sallë kanë vërejtur fasha me gjak shiringa dhe njolla të gjakut, që është dëshmi se të arrestuarit e kanë pësuar nga dhuna e policisë.

Madje, gjatë intervistimit të dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje një polic i Njësive Speciale i është kërcënuar Florian Molliqaj se përsëri do ta rrahë. Këtë e ka bërë në prani të KMDLNj-së mirëpo në kërkesën e KMDLNj-së nuk ka dashur të identifikohet ndërsa nuk pa pasur shenjë identifikimi.

Në QKUK-ë, repartin e Emergjencës janë ndaluar për trajtim Salih Zyba, Frashër Krasniqi dhe Nderim Matoshi. Zyrtarët e Policisë i kanë deklaruar KMDLNj-së se janë lënduar 11 policë 3 prej të cilëve janë dërguar për trajtim në Repartin për Emergjencë, janë dëmtuar gomat dhe dyert e 4 veturave të Policisë së Kosovës dhe janë dëmtuar 2 Vetura të EULEX-it.

Zyrtarët policorë gjithashtu deklaruan se gjatë intervenimit pjesëtarët e Policisë kanë hasur në rezistencë aktive nga pjesëtarët e lëvizjes Vetëvendosje duke i sulmuar me mjete të forta dhe sprej.

KMDLNj ka vizituar këtë Repartin për Emergjencë në mënyrë që ti vizitojë policët mirëpo ata nuk ishin aty dhe ishin liruar për shërim shtëpiak.

Pas monitorimit të Qendrës për Ndalim, Repartit për Emergjencë, selisë së Lëvizjes Vetëvendosje, bisedës me zyrtarë të policisë dhe me aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk mund të kontestohet fakti se intervenimi i Policisë ka qenë shumë i dhunshëm dhe KMDLNj këtë intervenim e konsideron si intervenimin më të dhunshëm kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

KMDLNJ kërkon që të zhvillohen hetimet dhe përgjegjësit për këtë dhunë të mos mbesin të pandëshkuar.

KMDLNj do të kërkoj raport të ekspertit mjekoligjor për lëndimet e shkaktuara ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes dhe nëse ka lëndime të tilla edhe për policët e lënduar.

Gjatë intervistimit të të arrestuarve dhe të lënduarve monitorues të KMDLNj-së nuk kanë hasur në asnjë pengesë nga pjesëtarët e policisë as të stafit mjekësor të QKUK-së.

a.b/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") Xhevat Berisha, Janjevë - Menaxhues |13/06/2010 10:27:02 O ju Pisat e Kosoves shka ju keni versul ati Patrioti ashtu, mos harroni se
dosjet ruhen herdo-kurdo keni mu ulë në bangë të zezë.
Pse nuk pi
arrestoni kriminelet shki që po ju sillen neper Mitrovicë. Jo se atje pasuli
hahet me ka nji kokerr.
EULEXI në Kosovë pjesen dermuese te atyre që tash
lujn me popull qysh te dojnë, në perendim kan qenë rrugaq të pa punë... Komentoje 11 0 var JOSC_postCSS=2; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/opinion/103-opinion/24639-arrestimi-i-albin-kurtit-percillet-me-dhune-policore';var JOSC_autopublish='1';

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›