Sot Kamerun-Japoni afrikanët kërkojnë lavdinë
JOHANBESBURG-Kameruni synon të jetë skuadra surprizë e Afrikës në Botërorin e këtij viti. Ekipi i drejtuar nga francezi Pol Lë Gen do të ndeshet sot në orën 16:00 me Japoninë, duke synuar të marrë 3 pikët ndaj një ekipi që nuk duket aspak në nivelin e tyre. Lë Gen shpreson që skuadra e tij të tregojë të njëjtin nivel dhe shpirt gare si në vitin 1990, kur u mund në çerekfinale nga Anglia. “Do të donim të shkonim sa më larg në Kupën e Botës dhe të përsërisim edicionin e lavdishëm të vitit 1990, - deklaroi trajneri i Kamerunit. Edhe në takimin e sotëm Samuel Eto, Song dhe Zheremi do të jetë udhëheqin Luanët e Kamerunit. I riu Enok thotë se me emra të tillë, kamerunasit nuk duhet të kenë frikë askënd, ndërsa për sulmuesin e Lionit Zhan Makun, Japonia nuk është një kundërshtar për t’u nënvlerësuar. Kameruni është skuadra më e sukseshme afrikane në historinë e Kupës së Botës, duke qenë një pjesëmarrëse e rregullt dhe një kundërshtar i vështirë për këdo.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)