Argjentina dhe Adriani ne nje duet se bashku?
Kengetarja Argjentina Ramosaj e cila i ka munguar publikut kete vere per sa i perket projekteve muzikore, duket se eshte duke punuar per dicka tjeter! Ajo bashke me kengetarin shkupjan Adrian Gaxha kane publikuar ne faqet e tyre zyrtare nje foto me mbishkrim, “Fotosesion me Adrian Gaxha, part 2”. Nderkaq, asnjeri prej kengetareve nuk ka dhene ndonje detaj me shume nese behet fjale per ndonje bashkepunim te ri apo thjesht set fotografish per ndonje marke veshjesh. Nderkaq te dy kengetaret i kane munguar ekraneve televizive per nje periudhe kohe, ndaj ne shpresojme qe keto te jene fragmente nga nje bashkepunim i tyre, pasi vertet qe do te ishte nje projekt muzikor jo vetem i bukur per t’u degjuar, por edhe per t’u pare.